Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duan votim virtual, rusët nuk pajtohen

20 mars 2020 | 23:33

Shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duan votimin virtual gjatë pandemisë së coronavirusit, thonë diplomatët, por Rusia beson se organi prej 15 anëtarësh nuk duhet të ketë frikë nga takimet live në selinë e saj në New York.

Rusia e ka penguar Këshillin e Sigurimit të aprovojë një propozim për një shënim procedural për takime përmes videokonferencës, thonë diplomatët anonimë. Shënime të tilla duhet të merren vesh me konsensus.

Takimet virtuale tashmë janë testuar

Shënimi sugjeroi që Këshilli mund të mblidhej dhe të votonte virtualisht si çështje urgjente, në mes të një krize serioze publike, përfshirë një krizë të shëndetit publik.

Këshilli tashmë ka testuar këto takime virtuale.

“Ne nuk duhet të kemi frikë të takohemi herë pas here në selinë e Këshillit të Sigurimit të KB”, tha ambasadori rus në KB, Vasily Nebenzia në një letër të hënën për ambasadorin kinez Zhang Jun.

Nebenzia tha që KB ishte një nga vendet më të sigurta në New York dhe se “rreziku i kapjes së virusit atje është shumë më pak sesa kur blejmë gjërat themelore në dyqane”.

Që nga e hëna, KB kishte zvogëluar numrin e zyrtarëve në selinë e saj në New York në katër javë, duke lënë vetëm shërbime emergjente. 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka vendosur të ndërpresë komunikimin…