Anëtarët e KOK-ut, pjesë të komisioneve të Komitetit Ekzekutiv të Lojërave Mesdhetare

15 dhjetor 2023 | 16:20

Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka formuar komisionet e reja për periudhën 2024-2026.

Sërish anëtarët e KOK-ut janë përfshirë në komisione. Krahas sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, që është emëruar anëtar i Komisionit Koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, udhëheqësi i Departamentit për Media dhe Komunikim, Kushtrim Krasniqi, është emëruar anëtar i Komisionit për Komunikim dhe Marketing.

Krasniqi është anëtar edhe i Komisionit për Komunikim dhe Marketing në Komitetin Olimpik të Evropës (EOC).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i “Zërit Perëndimor të Kosovës”, Sali Bislimi, është takuar…