Anëtari i Kryesisë së Nismës i reagon Arbërie Nagavcit: Herët ia paske nisur të bësh fushatë

09 korrik 2020 | 21:40

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha është përfshirë në debatin që ka pasur sot deputeti Endrit Shala me nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e cila i tha Shalës: “Ti s’ke grup parlamentar”.

“Arbërie Nagavci sot paska thënë se Nisma Socialdemokrate s’ka grup paralamentar. Je nënkryetare e Kuvendit dhe duhet me i ditë disa gjëra elementare. Hyn në uebfaqe të Kuvendit dhe e sheh se Nisma Socialdemokrate është grup parlamentar dhe do të mbetet grup paralamentar. Po herët ja ke nis me ba fushatë”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate është subjekt i shtrirë në tërë territorin e Kosovës, dhe sipas tij, projekti politik socialdemokrat nuk do të ndalet.

“Është pjesë e qeverisë në nivel qendror dhe po ashtu është pjesë edhe e qeverisjes lokale. Nisma do ta vazhdojë rrugëtimin dhe fuqizimin e saj edhe në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato mbahen. Projekti ynë politik socialdemokrat nuk ndalet. Vazhdojmë edhe më fuqishëm”, ka deklaruar Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbrëmjen e kësaj dite Ndjeja se dikush kërkonte një…