Angazhimi i dy qeverive eliminoi burokracinë

19 janar 2019 | 09:07

Lulzim Rafuna, këshilltar për tatime dhe doganë i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se bashkëpunimi ekonomik Shqipëri – Kosovë asnjëherë nuk ka qenë më i mirë. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Rafuna ka theksuar se të dyja qeveritë kanë bërë shumë për ta eliminuar burokracinë, megjithatë ai thotë se nuk duhet të jemi të kënaqur me kaq, pasi mund të bëhet më shumë. 

Ai ka thënë se hapja e Zyrës Doganore e Doganës së Kosovës në portin e Durrësit do t’i ndihmojë shumë tregtisë mes dy vendeve, por edhe më gjerë. 

Rafuna ka thënë se marrja e vendimeve nga të dy shtetet dhe zbatimi i marrëveshjeve nuk ka qenë asnjëherë më i madh dhe më i shpejtë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një inxhinier italian po provon që të vë në jetë…