Angela Martini rrëfen arsyen përse hoqi dorë nga modelingu

15 gusht 2019 | 12:57

Modelja e njohur me origjinë shqiptare, Angela Martini ka folur së fundmi rreth vendimit të saj për t’u shkëputur njëherë e mirë nga pasarelat dhe aparatet fotografikë. Në një intervistë për “HauteLiving”, Angela ka treguar se nuk është vlerësuar asnjëherë për punën e bërë dhe se synon të investojë më shumë në të ardhmen.

“Kam filluar të modeloj kur isha 21 vjeç. Fillova punë në Miami, por nuk paguhesha. Më pas nënshkrimi me “ELITE Modelin” në New York ishte thjesht një formalitet. Më pëlqen shumëllojshmëria dhe kam kuptuar pas 8 vitesh modelim se dua të bëj më shumë në jetë”-është shprehur Martini.

Risjellim në vëmendje se vendimi i bukuroshes shqiptare për t’u shkëputur nga bota e modelingut ka ardhur fill pas martesës së shumëpërfolur me miliarderin rumun Dragos Savulescu, i cili momentalisht po përballet me drejtësinë për afera korruptive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa është vlerësuar…