Dua i dhuroi 150 mijë euro, Prishtina e nderon me grafit gjigant

15 gusht 2019 | 12:53

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa është vlerësuar në Prishtinë, fill pas kontributit të saj të majmë për krijimin e një qendre arti, me një grafit gjigant m’u në qendër të qytetit.

Dua Lipa është pikturuar konkretisht përballë Prokurorisë së Shtetit, në sheshin “Edit Durham”. Risjellim në vëmendje se pak ditë më parë këngëtarja dhuroi përpara fillimit të festivalit të saj “Sunny Hill” plot 150 mijë euro për një akademi muzikore për talentet e reja.

“Ky do të jetë përfundimisht një projekt i madh dhe diçka për të cilën ne jemi shumë të entuziazmuar. Mendoj se do të jetë e jashtëzakonshme. Ne do t’i japim diçka komunitetit tonë”- u shpreh Dua Lipa në një deklaratë për mediat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Prishtina e ka prezantuar përforcimin e ri për edicionin…