Zyrtare: Wade, lojtari i KB Prishtina

15 gusht 2019 | 12:53

KB Prishtina e ka prezantuar përforcimin e ri për edicionin 2019/2020. Bëhet fjalë për basketbollistin Jonathan Wade, i cili ka një karrierë të shkëlqyeshme, duke qenë edhe në mesin e lojtarëve më të dalluar në Superligën e Zvicrës.

“Njëri ndër top 10 lojtarët më të dalluar në Superligën zvicerane, ish-lojtari i Pully Lasuanne Foxes, Jonathn Wade zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë për edicionin e ri. Wade i gjatë 1.93 lojtarë i pozitës 2 njihet për saktësi nga distanca dhe gjysmë distanca dhe për depërtime energjike. Në Pully luajti për dy edicione ndërsa vetëm në sezonin 18/19 Wade luajti me mesatare prej 18 pikë për ndeshje. Para saj  ishte pjesë e Norfolk State në NCAA ku kishte rreth 20 pikë për ndeshje”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri është një ndër futbollistët shqiptarë më të suksesshëm.…