Hendboll, Kosova nis kualifikimet për EURO 2028 në Torshavn

04 nëntor 2026 | 12:10

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e nis sot kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2028, me ndeshjen kundër Ishujve Faroe, që zhvillohet në Torshavn.

Kosova bën pjesë në Grupin 4, së bashku me Ishujt Faroe, Hungarinë dhe Malin e Zi, në një grup që pritet të jetë sfidues për “Dardanët”.

Ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Kosovës zhvillohet sonte, nga ora 20:00. Për këtë përballje, përzgjedhësi i Kosovës nuk do të ketë në dispozicion Valon Dedajn dhe Leonard Gegajn.

Hendbollistët kosovarë janë përgatitur në Torshavn që nga e hëna për duelin e parë, ndërsa kundërshtarin e njohin mirë, pasi janë përballur dy herë me të në kualifikimet për EURO 2026.

Pas ndeshjes në Ishujt Faroe, Kosovën e pret menjëherë sfida e radhës kualifikuese kundër Hungarisë, e cila do të zhvillohet të dielën në Ferizaj.

Në Kampionatin Evropian kualifikohen dy skuadrat e para nga secili grup, si dhe katër kombëtaret më të mira që përfundojnë në vendin e tretë, nga gjithsej tetë grupe.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisioni Evropian pritet të publikojë sot Paketën Vjetore të Zgjerimit…