Sonte nëntë përballje në Ligën e Kampionëve, Reali udhëton në Athinë, Liverpooli në Stamboll
04 nëntor 2026
| 11:40
Nëntë ndeshje interesante do të zhvillohen sonte në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.
Si rrallëherë, në këtë program nuk ka ndonjë derbi mes skuadrave të mëdha evropiane, por nëntë përballjet pritet të sjellin rivalitet dhe futboll interesant.
Real Madridi do të udhëtojë drejt Greqisë, ku do të përballet me AEK-un e Athinës, ndërsa Liverpooli do të luajë në Stamboll kundër Fenerbahçes.
Të dyja këto ndeshje nisin në orën 18:45, ndërsa shtatë përballjet e tjera fillojnë në orën 21:00.
Në program janë edhe takimet Real Betis – Borussia Dortmund, Porto – Napoli, Lens – Como, PSV Eindhoven – Club Brugge, RB Leipzig – Manchester City, Slavia Prague – Arsenal dhe Viking – Sabah FK.




