BE-ja paralajmëroi mungesë progresi në Kosovë, sot publikohet raporti i plotë nga Brukseli

04 nëntor 2026 | 12:08

Komisioni Evropian pritet të publikojë sot Paketën Vjetore të Zgjerimit për vitin 2026, në të cilën përfshihet edhe raporti që vlerëson progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

Sipas njoftimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, dokumenti do të paraqesë vlerësimin e Komisionit Evropian për zhvillimet dhe reformat e realizuara gjatë vitit të fundit, si dhe sfidat që mbeten për vendet që synojnë anëtarësimin në BE.

Paketën para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) do ta prezantojë komisionarja për Zgjerim, Marta Kos.

Prezantimi është paralajmëruar të nisë në orën 13:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

Raporti për Kosovën pritet të jetë një nga dokumentet me interes për institucionet dhe opinionin publik, pasi në të pasqyrohet vlerësimi vjetor i Brukselit për ecurinë e vendit në përmbushjen e reformave dhe kritereve që lidhen me procesin e integrimit evropian.

Pas publikimit të raporteve, raportuesit e Parlamentit Evropian pritet të përgatisin edhe projektrezoluta të veçanta për vendet e përfshira në Paketën e Zgjerimit, në të cilat do të paraqiten qëndrimet dhe rekomandimet e eurodeputetëve për hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit në BE.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në NATO, Matthew Whitaker, ka thënë të…