Maqedonci takon ministrin gjerman Florian Hahn, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
04 nëntor 2026
| 11:51
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me ministrin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Florian Hahn, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Berlin.
Sipas njoftimit të Maqedoncit, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në rajon, thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake, si dhe avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Më tej, Maqedonci bëri të ditur se gjatë takimit, ministri gjerman Hahn shprehu mbështetjen për proceset integruese të Kosovës dhe perspektivën e saj euroatlantike.



