Ish-deputetja, Ismaili-Ahmeti: Qeverisja në Kosovë përdorë vetëm një instrument politik: përçarjen
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka thënë se qeverisja në Kosovë përdorë vetëm një instrument politik: përçarjen.
“Si e tillë nuk ka mbështetje ndërkombëtare për qeverisjen që i mungojnë rezultatet e brendshme. Qeveria duhet të përgjigjet për reformat e parealizuara, ngecjet institucionale, mungesën e perspektivës ekonomike dhe pasojat e izolimit ekonomik, diplomatik dhe politik”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Ismaili-Ahmeti ka theksuar se me qeverisjen aktuale në Kosovë, problemi më i madh madje nuk është vetëm mungesa e rezultateve, por është përpjekja për ta shitur stagnimin si sukses, izolimin si sovranitet dhe përçarjen si patriotizëm.
“Kryeministri Kurti ka nevojë të mos e ngatërrojë interesin kombëtar me interesin partiak. Sepse kështu siç po vepron, ai vetëm po e konsumon kohën, besimin dhe mundësitë e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Ismaili-Ahmeti.



