Rrëfimi prekës i Xherdan Shaqirit

15 gusht 2019 | 12:38

Xherdan Shaqiri është një ndër futbollistët shqiptarë më të suksesshëm. 27-vjeçari nga Gjilani, fitoi mbrëmjen e djeshme një tjetër trofe të rëndësishëm, atë të Superkuës së Evropës.

Ta gjitha sukseset në karrierën e tij, mesfushori i ka arritur me punë dhe sakrificë. Fillimet e tij dhe jeta në Kosovë nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Së fundmi në një rrëfim për mediet, Shaqiri ka treguar publikisht sakrificat që ka kaluar të cilat për hir të së vërtetës janë prekëse:

“Shtëpia jonë nuk kishte ngrohje qendrore. Vetëm një oxhak të madh. Ishte një shtëpi shumë e vjetër në një fermë në Basel, ishte ashtu si ishte. As që më shkonte mendja për shtëpinë dhe kushtet e saj, ngrohesha vetë duke vrapuar si një budalla. Vëllai im i madh ishte ai që ankohej më së shumti për të ftohtin, pasi dhoma e tij ishte sipër, larg nga oxhaku. Ai detyrohej të mbulohej ndoshta me pesë batanije gjatë kohës së dimrit. Zvicra është një vend i shtrenjtë për të gjithë, por ishte shumë më i vështirë për prindërit e mi sepse ata dërgonin para tek familjarët tanë që ishin në Kosovë”, tregon 27-vjeçari.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të fazës së grupeve, Kosova U16 tashmë do…