Angela Merkel tregon se burri i saj lanë rrobat

09 dhjetor 2020 | 08:31

Mediat gjermane së fundi kanë shkruar për një intervistë te kancelares Angela Merkel, e cila ka zbuluar pak nga jeta e saj private.

E njohur si një ndër politikanet që nuk ekspozon jetën private, duke qenë shumë e panjohur edhe për mediat, ajo në një intervistë është pyetur se çfarë  lloji të lavatriçes ka në shtëpi. Ajo është përgjigjur shumë hapur se nuk e di.

“Të them të drejtën, burri im merret me atë çështje. Ai merret me lavatriçen”, është përgjigjur Merkel.

Jeta e Angela Merkel dhe burrit të saj Joachim Sauer është e panjohur. Pak detaje që dihen për kancelaren është se asaj i pëlqen supa me patate, madje thuhet se vetë e gatuan atë lloj supe dhe se patatet mbillen rregullisht në kopsht, thuhet në një artikull të “Bild”-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Në Austri ekzistonte një fshat me emrin më të…