Angelina Jolie me film të ri

09 prill 2021 | 10:59

Angelina Jolie po xhiron filmin “Those Who Wish me Dead”. Filmi është njoftuar se do dal në kinema dhe në HBO Max më 14 Maj. “Those Who Wish me dead” është bazuar në romanin me të njëjtin titull të autorit Michael Koryta.

E pyetur nga People për rolin në këtë thriller Jolie ka pohuar se ky rol e ka bërë ta shtyjë veten në limite.

Jolie luan rolin e Hannah-s, e cila ende përjeton fortë humbjen e tre jetëve që nuk arriti ta shpëtonte nga një zjarr. “Ajo mbart shumë faj dhe është mjaft e thyer”, i tha Jolie “People” për karakterin e saj, duke thënë se karakteri i saj është një vajzë që ka përjetuar tragjedi dhe ndihet përgjegjëse për të.

Bazuar në romanin me të njëjtin titull të Michael Koryta të 2014, “Those Who Wish Me Dead”  Hannah shfaqet duke ecur në shkretëtirë për të ndihmuar një djalë i cili “është kapur nga diçka në të cilën nuk duhet të ishte bërë kurrë”.

Ajo që është pikë kyçe e trillerit është edhe terreni i pazakontë që i përball personazhet me aventura të shumta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më, 08.04.2021, policia është njoftuar për një rast ‘organizimi i…