Anglezi Tyrique George drejt Romës

27 gusht 2025 | 15:46

Klubi italian AS Roma, nuk e ka pritur “përjetësisht” Jadon Sancho, duke kthyer interesimin diku tjetër.

Fjala është për talentin anglez, 19-vjeçarin e Chelsea, Tyrique George, i cili me shumë gjasë do të transferohet brenda 48 orëve të ardhshme te Roma, dhe nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit, i cili ka kohë që kërkon një anësor të mirë.

Chelsea dëshiron ta shes menjëherë për 21-22 milionë euro, dhe Roma po e pranon këtë, me kusht që Chelsea të ketë 30 për qind të kartonit të anglezit në rishitjen e ardhshme. George ka shënuar 3 gola dhe 5 asistime edicionin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të…