Ambasada italiane mirëpret zgjedhjen e Bashës si kryeparlamentar
27 gusht 2025
| 15:44
Pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota pro, ka reaguar edhe Ambasada e Italisë në Kosovë.
Në një postim në “Facebook”, ambasada italiane ka përshëndetur zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, duke theksuar pritjet për funksionalizimin e plotë të institucioneve.
“Ne mirëpresim zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës dhe presim me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejtë të qeverisë”, është thënë në reagimin e Ambasadës së Italisë së Kosovës.



