Anglia arreston spiunët kinezë

10 shtator 2023 | 15:56

Shërbimet Sekrete ne Mbretërinë e Bashkuar kanë arrestuar në muajin mars të këtij viti dy burra të cilët akuzohen se shërbenin si spiun të Kinës. Media britanike BBC shkruan se një nga personat e arrestua ishte një studiues parlamentar I cili ishte I përfshirë në çështje me rëndësi ndërkombëtare.

Lajmi i cili ishte mbajtur sekret u bë publik nga mediat angleze dje  solli me pas edhe një reagim të qeverisë britanike. Kryeministri Rishi Sunak ka biseduar këtë të diele me homologun e tij Kines Li Qiang mbi këtë çështje.

Nga Nju Dehli ne Indi ku po mbahet edhe samiti i G20 Sunak u shpreh se nuk mund të jap më shumë detaje mbi hetimin, por ai konfirmoi se kishte biseduar me kryeministrin Kinez mbi shqetësimet e Mbretërisë së Bashkuar mbi tentativat e Pekinit për ndërhyrje në demokracinë parlamentare.

Ishte The Sunday Times e cila publikoi  në mënyrë  ekskluzive lajmin e arrestimit të dy personave që akuzohen për akte spiunazhi në favor të Kinës. Këta dy persona janë liruar me kusht  ndërsa gjyqi mbi ta pritet të mbahet në fillim të korrikut.

Kjo media britanike thekson ne artikullin e saj se personat e arrestuar dhe te akuzuar për spiunazh kishin lidhje me Ministrin  e Sigurisë në vend si dhe me Kryetaren e Komitetit të Punëve te Jashtme Alicia Kearns.

Vetëm përpara disa muajsh Pekini u përball me akuza të forta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po kryen akte spiunazhi duke përdorur agjentë të huaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të përballet me Poloninë në sfidën më të…