Anglia eliminon Senegalin, gjen në çerekfinale Francën

04 dhjetor 2022 | 21:59

Anglia është skuadra e katërt që siguron biletën për në çerekfinale të Kupës së Botës, atje ku do të përballet me Francën, në një finale të parakohshme.

“Tre Luanët” fituan në shifrat 3-0 ndaj Senegalit, duke konfirmuar një formë shumë të mirë. Skuadra e Southgate vuajti disi në pjesën e parë, derisa do të zhbllokonin rezultatin me Henderson në minutën e 38-të.

Anglia nuk u ndal me kaq, pasi në shtesën e pjesës së dytë do të realizonte dhe golin e dytë me Harry Kane që shfrytëzoi një asistim nga Foden.

Nga një kundërsulm perfekt do të vinte dhe goli i tretë. Këtë herë ishte Bukayo Saka që do të shënonte golin e tretë në minutën e 57-të. Pas një paraqitje shumë solide, tashmë prova e radhës e Anglisë do të jetë ndaj Francës, një duel që do të dhurojë spektakël.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot se administrata…