Anglia publikon listën për Kupën e Botës, Tuchel lë jashtë tre yje
Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel, ka shpallur skuadrën e tij prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Tuchel ka folur me të gjithë lojtarët përpara publikimit të listës, gjë që ka çuar në rrjedhje informacioni rreth një numri lojtarësh yje që janë lënë jashtë.
Kështu pas publikimit të listës zyrtare është konfirmuar se Anglia do të jetë pa yje të tillë si Cole Palmer, Phil Foden dhe Trent Alexander-Arnold.
Përveç tyre në listë nuk janë përfshirë as Harry Maguire dhe Luke Shaw, që kanë qenë senatorë të ekipit kombëtar për shumë vite, teksa nuk janë ftuar as emra premtues si Adam Wharton dhe Levi Colwill.
Trajneri i anglezëve, në një konferencë për medie ka pranuar se momenti më i vështirë ishte t’u komunikonte lajmin lojtarëve që kanë mbetur jashtë listës finale.
“Pati disa telefonata shumë të vështira, sepse i respektoj si futbollistë dhe si njerëz. Të gjithë lojtarët në listën paraprake prej 55 emrash e meritonin një ftesë, por reduktimi i listës në 26 lojtarë ishte jashtëzakonisht i dhimbshëm”, ka thënë Tuchel.
Lista e të ftuarve nga Tuchel:
Portierë: Jordan Pickford (Everton), Dean Henderson (Crystal Palace) dhe James Trafford (Manchester City).
Mbrojtës: Reece James (Chelsea), Ezri Konsa (Aston Villa), Jarell Quansah (Bayer Leverkusen), John Stones (Manchester City), Marc Guehi (Manchester City), Dan Burn (Newcastle), Nico O’Reilly (Manchester City), Djed Spence (Tottenham) dhe Tino Livramendo (Newcastle).
Mesfushorë: Declan Rice (Arsenal), Elliot Anderson (Nottingham Forest), Kobbie Mainoo (Manchester United), Jordan Henderson (Brentford), Morgan Rogers (Aston Villa), Jude Bellingham (Real Madrid) dhe Eberechi Eze (Arsenal).
Sulmes: Harry Kane (Bayern), Ivan Toney (Al Ahli), Ollie Watkins (Aston Villa), Bukayo Saka (Arsenal), Marcus Rashford (Barcelona), Anthony Gordon (Newcastle) dhe Noni Madueke (Arsenal).
It’s official. Your #ThreeLions players heading to the @FIFAWorldCup! 🏆 pic.twitter.com/lqsDBYSP4X
— England (@England) May 22, 2026



