Anija e mallrave përplaset me anije ushtarake

27 tetor 2020 | 08:29

Në alarm organet portuale greke në Pire pasi një anije mallrash është përplasur me një anije ushtarake.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit sipas orës lokale, kur anija e mallrave që transporton kontejnerë ka goditur anijen ndihmese ushtarake “Kalisto”.

Sipas informacioneve paraprake, thuhet se anija ushtarake ka pësuar dëme të mëdha dhe prej saj janë larguar me anijet e vogla ndihmëse katër pjesëtarët e ekuipazhit.

Shkaqet e përplasjes që ka ndodhur në zonën detare pranë Salaminës ende nuk janë të qarta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dalë me një…