Anija sekrete e shërbimit ushtarak amerikan, së shpejti mund të rikthehet në jetë

19 dhjetor 2020 | 23:38

Në vitin 1957, në moshën 10 vjeçare, David Macaulay emigroi nga Anglia në Amerikë, me nënën, vëllain dhe motrën e tij, në një anije detare masive, që kishte funksionuar për vetëm pesë vjet dhe do të qëndronte në servis edhe për 12 vite të tjera.

Dy të tretat e kostove të saj të ndërtimit prej 78 milionë dollarësh, ishin subvencionuar nga qeveria amerikane, në mënyrë që anija të mund të kërkohej nga ushtria dhe të shndërrohej në një anije transporti trupash, me kapacitetin për të mbajtur 14.000 ushtarë. Me një fuqi mahnitëse prej 247.785 kuaj fuqi, anija u krijua për të qenë praktikisht e pashkatërrueshme.

 

“Ju nuk mund t’i vini zjarrin asaj, nuk mund ta fundosni dhe nuk mund ta arrini”, dihej të thoshte projektuesi i anijes, arkitekti detar autodidakt, William Francis Gibbs. Macaulay nuk dinte asgjë nga këto kur hipi në anije si fëmijë. Më vonë gjatë jetës, ai do të magjepsej nga arkitektura dhe punimet e brendshme të strukturave madhështore, duke shkruar dhe ilustruar libra të njohur për fëmijë si “Katedralja” dhe “Kështjella”.

Me një gjatësi prej 1 kilometër, afërsisht sa lartësia e ndërtesës “Chrysler”, qiellgërvishtësi më i lartë në Nju Jork; nëse do të “qëndronte” në këmbë. Megjithatë, kundrejt shtrirjes së oqeanit, anija dukej pozitivisht e vogël.

Pas shumë vitesh që pasuan, që nga viti 1996, anija ka mbetur e ankoruar në Filadelfia, një qytet që është shtëpia e shumë gjërave të vjetra dhe të harruara, ku duket si një mirazh nga parkingu i një qendre tregtare përgjatë Bulevardit “Christopher Columbus”,  në mënyrë spektakolare dhe jashtëzakonisht të madhe. Gjatë gjithë pjesës së jashtme, bojërat janë “zhveshur” me copa të mëdha, duke zbuluar fletët metalike që janë ndryshkur tani me të kuqe, shkruan “scantv”.

“Sigurisht që është bosh dhe me pluhur dhe me bojë të zbehur, por është ende ndjellëse e madhështisë dhe hirit dhe bukurisë” thotë Susan Gibbs, drejtoresha ekzekutive e Conservancy.

Ajo shpesh ka parë vizitorë në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë lidhje me të kaluarën e saj, derdhin lot duke parë anijen e vjetër përsëri, të mbizotëruar nga emocionet. “Ndjesia është, anija është ende këtu. Ajo ka duruar. Linjat e saj, forma e saj, forca e saj janë të gjitha akoma të dukshme. Ekziston një ndjesi prekëse dhe duket sikur ajo aktualisht po pret të ndriçohet përsëri” shprehet Gibbs më tej.

Për shkak të objektivit të saj të fshehur ushtarak (megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk e përdorën përfundimisht për qëllime lufte), ndërtimi i anijes ishte i ndërtuar në fshehtësi. Kjo anije, ishte e para që u ndërtua në një ambient sekret, larg syve kureshtarë dhe u zbulua për njerëzit vetëm kur doli në det; duke u siguruar që helikat e saj si thika të mos studioheshin nga armiqtë e huaj.

Duke filluar në vitet 1970, ajo u dorëzua nga pronari në pronar në një seri transaksionesh të pafrytshme, secili plan për të ripërdorur anijen që po dilte jashtë funksioni. Kur Linja Norvegjeze e Lundrimit, e cila bleu anijen në vitin 2003, u nis për të hequr anijen pasi nuk e shiti dot, Conservancy mblodhi me sukses mbështetjen, duke marrë “një litar shpëtimi” në formën e një granti, nga filantropi i Filadelfias H.F. “Gerry” Lenfest.

Conservancy aktualisht është partnerizuar me firmën komerciale të pasurive të patundshme “RXR Realty “,  për të studiuar mundësinë e rigjallërimit të anijes si një zhvillim me përdorim të përzier me karakteristika të ndryshme, duke përfshirë një muze të inovacionit në bordin e anijeve. Ndërsa pandemia Covid-19 ka ngadalësuar ritmin e përparimit, projekti po vazhdon të ecë përpara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person mbrëmjen e së…