Policia arreston një person në Prishtinë, i gjetën armë gjatë kontrollit të veturës

19 dhjetor 2020 | 23:18

Policia e Kosovës ka arrestuar një person mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Imzot Nikë Prela” në Prishtinë, ndaj të cilit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se sot më datë 19.12.2020 rreth orës 19:00, në  rrugën “Imzot Nikë Prela” në Prishtinë, policia ka ndaluar veturën Citroën me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar që policia i ka bërë veturës dhe vozitësit ka arritur që në një çantë dore të gjejë dhe të sekuestroj një revole të tipit Cervena Zastava, kalibër 7.65 mm, tetë copë fishek, kalibër 7.65 mm, si dhe një thikë.

“I dyshuari D. B, mashkull 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, u shpreh Borovci. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sami Mazreku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare…