Mazreku pret bashkatdhetarët në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

19 dhjetor 2020 | 23:04

Sami Mazreku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) ka vizituar sonte pikën kufitare te Dheu i Bardhë ku nga afër ka pritur bashkatdhetarët e shumtë të cilët janë duke ardhur në vendlindjen e tyre për të kaluar festat e fund vitit.

Mazreku ka thënë se për t’i eliminuar pritjet BKS-ja paraprakisht ka bërë të gjitha parapërgatitjet në mënyrë që bashkatdhetarët në një afat sa më të shkurt kohore të pajisjen me policë të sigurimit.

“Për tu pajisur me police të sigurimit, bashkatdhetarët nuk do të presin fare, ne paraprakisht kemi bërë të gjitha parapërgatitjet”,  ka thënë Mazreku.

Mazreku po ashtu,  ka apeluar të bashkatdhetarët që gjatë kohës sa të qëndrojnë në vendin tonë të kenë kujdes të shtuar në komunikacion, sidomos në këtë kohë kur temperaturat janë të ulëta dhe vendi po përballet me mjegull të dendur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar se është dënuar…