Ministri Drejtësisë dënohet për thyerje të rregullave ndaj Covid, lavdëron punën e Policisë së Kosovës

19 dhjetor 2020 | 22:58

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar se është dënuar sot nga Policia e Kosovës, për shkaka të thyerjes së masave qeveritare për pandemi.

Selimi ka thënë se edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, ka pranuar ta paguajë dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Selimit në profilin e vet në “Facebook”:

Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që në shfaqjen e tij, koronavirusi ka prekur deri tani…