Fundjava me shi në Kosovë, reshjet më intensive priten të dielën
Gjatë fundjavës, në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa reshjet më intensive pritet të regjistrohen të dielën, më 1 nëntor.
Sipas parashikimit meteorologjik të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të shtunën, më 31 tetor, moti do të jetë i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Ndërkaq, të dielën parashihet të vazhdojë moti i vranët dhe me reshje shiu, të cilat pritet të jenë më intensive.
Temperaturat minimale do të mbeten nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë celsius.



