Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para Ministrisë së Drejtësisë: Dorëheqje

30 tetor 2026 | 16:54

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla.

“Dorëheqje”, kanë thirrur protestuesit.

Ndërkaq, Gërvalla ka mohuar në konferencën e sotme se do të japë dorëheqje.

Në Prishtinë po mbahet protesta për të tretën ditë me radhë, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Përveç Prishtinës, protesta sot janë mbajtur edhe në Pejë e Mitrovicë, ndërsa dje është protestuar edhe në Ferizaj.

Duke ua atribuar përgjegjësinë hallkave të ndryshme institucionale dhe duke pranuar dështimin e tyre për të mbrojtur jetën e Arlinda Zekajt, ministrja Gërvalla dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë thënë se nuk do të japin dorëheqje. Ata kanë shtuar se një veprim i tillë nuk do t’i kontribuonte “fuqizimit të grave”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Manchester United po përballet me një krizë sportive dhe drejtuese,…