Rama flet pas intervistimit: Jemi transparentë, kam kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me prokurorinë

30 tetor 2026 | 16:06

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, duke thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, pasi, sipas tij, kështu zhvillohet një shtet demokratik.

Rama ka thënë se është plotësisht transparent dhe se ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera.

“Po, edhe unë u thashë që unë kam kërkuar faktikisht vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera. Jemi totalisht transparentë, për këtë arsye edhe kam ardhur me diskutuar, me biseduar, përkundër faktit që disa, si kryeministri, mos të përmend emra, që nuk shkojnë, do të thonë ne jemi të gatshëm gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë, sepse kështu zhvillohet shteti demokratik. Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, ndërtimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është me e ditë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, ka thënë Rama.

I pyetur për deklaratat e disa deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët kishin paralajmëruar paraqitjen e tij në Prokurori, dhe nëse kishte pasur rrjedhje të informacionit, Rama është përgjigjur:

“Ju jeni profesionistë dhe vendosni vetë a ka pasur apo s’ka pasur”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ballkani ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi…