Ankesa nga komuniteti artistik, MKRS anulon gjithë procesin e blerjes së veprave të artit të artistëve vendor

10 dhjetor 2021 | 10:37

Ministria e Kuluturës, Rinisë dhe Sportit pas ankesave të shumta nga komuniteti artistik, ka anuluar procesin e blerjes së veprave të artit të artistëve vendor.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare në Facebook të kësaj ministrie.

“Për shkak të pakënaqësive të shumta nga komuniteti artistik në lidhje me përzgjedhjen e veprave të artit për blerje nga shteti, Ministria e Kulturës ka marr vendim të anulojë gjithë procesin. Angazhimi ynë për të mbështetur dhe fuqizuar skenën e pavarur kulturore të Kosovës nuk do të ndalet. Mbesim të përkushtuar që të zhvillojmë procese gjithëpërfshirëse në shërbim të komunitetit artistic”, thuhet ne njoftimin e MKRS.

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike nga MKRS për artistët vendor, la të pakënaqur një numër të madh artistësh, të cilët nuk u pajtuan me vendimin e kësaj ministrie per të paguar vepra arti në vlerë prej 7 mijë euro për artistët të cilët asnjëherë më parë nuk kishin shitur veprar e tyre.

Për këtë gjatë ditës së enjte, para ndërtesës së MKRS, u panë një numër artistësh të cilët protestuan me moton “Stop Diskriminimit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë, Artan Grubi, përmes…