Ankoheni për çmimet në Shqipëri, pushuesve italianë iu ndodh e papritura në Mikonos…

16 gusht 2023 | 16:11

Kur nisesh me pushime, mendohesh mirë se si do t’i shpenzosh paratë, në mënyrë që të mos përfundoni pa para që në drekën e parë.

Dhe në fakt kjo i ka ndodhur një grup pushuesish, të cilët kanë përfunduar duke paguar një faturë prej 600 paundësh në një bar në buzë të detit.

Turistët italianë ishin duke shijuar një udhëtim në Mikonos, Greqi, ku vendosën të ndalonin për të shijuar pamjen e bukur të detit. Dhe ashtu ndodhi, ata ndaluan në një restorant të quajtur DK Oyster në Platys Gialos, pasi sipas tyre ishte vendi perfekt për të shijuar një pije.

“Ne pimë vetëm tre lëngje portokallesh, një Aperol Spritz dhe një porcion mesatar kallamarësh dhe karkalecash dhe duhet të paguanin 711 euro”.

“Ata janë mashtruesit dhe hajdutët më të mëdhenj në Mikonos. Ata ofrojnë ushqimin pa dhënë asnjë detaj rreth cmimit. Ishte një ndër eksperiencat më të këqija që kemi përjetuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite po mburret me pagat stratosferike që u ofron…