Ankohet Bonucci: Juve po pëson shumë gola

08 dhjetor 2019 | 15:39

Skuadra e Juventusit e humbi ndeshjen kundër Lazios (3-1), por ajo që e shqetëson me shumë këtë skuadër është se po çalojnë në atë që dikur ishte edhe pika më e fortë, në mbrojtje.

Dëmtimi i Chiellinit ka lënë një boshllëk në prapavijë, që De Ligt nuk po arrin ta mbushë assesi deri në këto momente. Mangësitë në mbrojtje i nxjerr në pah edhe vetë kapiteni i “zonjës së vjetër”, Leonardo Bonucci.

“Ne duhet të përmirësohemi, kjo është e qartë, pasi një skuadër si e jona nuk mund të pësojë kaq shumë gola. Duhet të rizbulojmë atë aftësi për të vuajtur në momentet kur jemi nën presion. Është gjithçka mirë të krijosh një futboll të bukur, por gjithashtu na nevojitet ajo vendosmëri dhe uri për të shmangur pësimin. Rruga jonë është e qartë, është në dorën tonë për të dhënë gjithçka në fushë”, ka thënë Bonucci.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…