Antetokounmpo: Mund të luaj për Milwaukee edhe shumë vite

27 nëntor 2020 | 11:15

Giannis Antetokounmpo, MVP i dy sezoneve të fundit në NBA, ka rrëfyer se mund të qëndrojë për shumë sezone te skuadra e Milwaukee Bucks.

Në dy sezonet e fundit, ky ekip ka arritur rekordin më të mirë në sezonin e rregullt, por më pas ka zhgënjyer në fazën “play-off”. Ndërkohë që, për lojtarin grek ofertat nuk kanë munguar, duke i ofruar mundësinë të duelojë për titull.

“Kohët e fundit kam dëgjuar shumë zëra, të gjithë kanë mendimin e tyre”, ka thënë Giannis. “Unë do të bëj zgjedhjen më të mirë për mua e familjen time. Nuk i kuptoj zërat se duhet të largohem që këtu. Unë mund të qëndroj te Milwaukee për shumë vite. Për sa kohë ky ekip do të jetë në të njëjtin nivel me rivalët dhe duelojmë për titull, gjithçka do të jetë OK edhe për mua. Nëse gjërat do të përkeqësohen, atëherë edhe mund të largohem. Është e thjeshtë, unë dua të jem një fitues, për mua nuk kanë shumë rëndësi paratë. Për sa kohë fitojmë dhe krijojmë një kulturë fituese, do të qëndroj dhe gjërat do të shkojnë mirë”, ka shtuar Antetonkoumpo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fadil Nura është betuar sot në Kuvendin e Kosovës si…