Anulohen fluturimet në aeroportin e Shkupit

15 dhjetor 2017 | 13:11

Në aeroportin e Shkupit sot në mëngjes janë anuluar të gjitha fluturimet dhe aterrimet e planifikuara për shkak të mjegullës dhe motit jo të favorshëm.

Vetëm një fluturim është riorientuar në aeroportin e Prishtinës.

Dukshmëri të zvogëluar prej 50 deri në 100 metra ka në rrethrrotullimin pranë Shkupit, si dhe në akset rrugore Shkup – Katllanovë dhe Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, shkruan “albeu”. Në akset e tjera rrugore në vend komunikacioni po zhvillohet vende-vende nëpër rrugë të lagështa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e Komisionit Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen…