Veprimtari Sali Bislimi: Kurti po tregon ligështinë e tij për ta mbrojtur historinë e lirisë së Kosovës
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti kundrejt ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Kurti gjatë një interviste në Tëvë1 tha se zyrtarët e PDK-së po i vizitojnë shpesh Thaçin e Veselin në Hagë, për të marrë instruksione politike.
Bislimi ka shkruar në “Facebook” se Kurti po e mbështetë gjykatën politike të Hagës dhe jo të vërtetën historike për Kosovën, duke e konsideruar deklaratën e tij si ligështi.
“Albin Kurti mbështet gjykatën politike të Hagës dhe jo të vërtetën historike për Kosovën. Lidership pa moral dhe pa kurajo! Ndërhyrja e KM në detyrë në Gjykatën Speciale tregon qartë ligështinë e tij për ta mbrojtur historinë e lirisë së Kosovës, me ketë degradon forcën e shtetit të ri në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar, vlerat e lirisë, demokracisë dhe integrimit. Këto vlera të ndërtuara me shumë sakrifica, me lotë dhimbje dhe gjak. Politika kundër luftës së UÇK është fatale për të ardhmen e Kosovës. Ata janë atje sepse ju jeni në pushtet. Rroftë Presidenti Thaçi dhe Kosova e tij”, ka shkruar Bislimi.



