Shuhet “gangsteri i përhershëm”, ylli i Hollywood gjendet pa jetë në shtëpi

03 korrik 2025 | 22:54

Aktori i famshëm i Hollivudit, Michael Madsen, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. I njohur ndryshe si “gangsteri i përhershëm”, ai u gjet pa jetë në shtëpinë e tij në Malibu, Australi.

Vdekja besohet të ketë ndodhur nga shkaqe natyrore. Menaxheri i tij shprehet se Madsen vdiq nga një arrest kardiak.

I njohur për portretizimin e personazheve enigmatikë të djemve të fortë, Madsen grumbulloi një listë të gjatë me kredite filmike gjatë karrierës së tij që shtrihet në katër dekada.

Madsen, vëllai i aktores Virginia Madsen, solli në jetë personazhe komplekse në “Kill Bill: Vol. 1”, “Reservoir Dogs”, “Thelma & Louise”, “Donnie Brasco” dhe të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë e Kinës tha se pas bisedimeve me…