Anulohet festivali i birrës në Gjermani pas raportimit për 194 të vdekur nga “Korona”

21 prill 2020 | 10:41

Gjermania, pasi raportoi 194 viktima nga virusi korona për 24 orë, mori vendim për anulim të festivalit të birrës.

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se 194 persona kanë vdekur dhe 1 785 janë infektuar me virusin “Korona” në Gjermani gjatë 24 orëve të kaluara.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 4 598, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në 143 457. Shifrat e reja ishin relativisht më të ulëta në krahasim me një ose dy javë më parë.

Qeveria gjermane të hënën e filloi largimin e disa masave kufizuese, duke ngjallur shqetësim për mundësinë e shtimit të rasteve të virusit, shkruan “CNN”.

Instituti njoftoi se rreth 3 700 persona janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara. Qeveria e ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së këtij numri më të madh se shifra e infektimeve të reja.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, njoftoi se festivali i birrës “Oktoberfest” do të anulohet për këtë vit shkaku i pandemisë.

Ky festival mbahet tradicionalisht në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit, ku vihen në pah ushqimi tradicional, veshjet tradicionale dhe birrat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit për vitin 2020, përpiluar…