Anulohet tenderi për zbukurimin e qytetit të Prizrenit

16 dhjetor 2019 | 22:11

Pas të gjitha përgatitjeve të cilat i ka bërë Komuna e Prizrenit për realizimin e projektit për dekorimin e qytetit, gjatë procedurave tenderuese operatorët ekonomikë kanë bërë gabime të patejkalueshme ligjore dhe rrjedhimisht Komuna është obliguar që ta bëjë anulimin e tenderit.

Fatkeqësisht këtë vit nuk do të ketë dekorim të tenderuar nga Komuna e Prizrenit dhe mjetet të cilët janë paraparë nga ky kod buxhetor do të përdoren për shpenzimet të cilat i kanë dalë të paplanifikuara Komunës së Prizrenit, për shkak të strehimit të qytetarëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Komuna e Prizrenit do ta bëjë dekorimin e qytetit në bashkëpunim me bizneset të cilat operojnë në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Bazelit dhe Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, ka…