Apeli lë në fuqi dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit

26 shtator 2023 | 11:31

Apeli i Posaçëm ka lënë të pa ndryshuar dënimin me 8 vite e 8 muaj burg për Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit.

Marku u fajësua nga gjykata për “trafik të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i tij shkoi në 8 vjet e 8 muaj burg.

Hekuran Marku u arrestua në gusht të vitit 2021 në Gjermani për llogari të operacionit të koduar “Shpirti”, nga ku u ekstradua në maj 2022. Ai u gjykua i veçuar nga të pandehurit e tjerë të dosjes, ndërsa në vijimësi ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave.

Përveç Markut, si pjesë e grupit kriminal dyshohet të jetë edhe ish-truproja tjetër i Tahirit, Agustin Deda. Ai u arrestua në Francë, ku më pas mundi të marrë një masë më të butë sigurie, ndërsa prej shqyrtimin e kërkesës për ekstradim. Operacioni “Shpirti” çoi në pranga 31 persona në korrik të vitit të kaluar, të akuzuar për trafikimin e një sasie prej 6 ton kanabis nga Shqipëria në Itali në vitet 2014-2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka dyshim që Kim Kardashian ka eksperimenuar me modelin…