Aplikacioni digjital “Lajmëro policinë”

20 maj 2021 | 15:40

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka shpalosur aplikacionin digjital ‘’Lajmëro Policinë’’, i cili ofron mundësi shumë të mira kontakti të qytetarëve me policinë në raportimin e rasteve nga më të ndryshmet.

Shpjegimet dhe udhëzimet më të hollësishme lidhur me këtë aplikacion i ka bërë të enjten drejtori i DRP-së të Ferizajt, nënkolonel Basri Shabani në dy televizionet lokale të Ferizajt.

Ai ka shpjeguar se përmes kësaj platforme elektronike, qytetarëve iu mundësohet t’i raportojnë të gjitha rastet në Policinë e Kosovës, duke ndjekur disa hapa për përdorimin e këtij aplikacioni, si një alternativë e re, e pakufizuar në kohë, mundësi dhe territor.

Përmes aplikacionit, qytetari vetëm brenda pak sekondash mund të ndajë informacione me policinë. Aplikacioni ofron transparencë, konfidencialitet, pasi që të gjitha raportimet dokumentohen dhe denoncimi i qytetarëve mund të mbetet anonim, varësisht nga vetë përzgjedhja e qytetarit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton të gjithë qytetarët që të shkarkojnë këtë aplikacion në telefonat e tyre dhe për të gjitha rastet kriminale, pa asnjë hezitim ta njoftojnë policinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fermerët e Kosovës tashmë do ta kenë në dispozicion tregun…