Aplikimi për 100 eurot e qeverisë, Kryeziu: Jemi drejt finalizimit të platformës

20 prill 2022 | 14:10

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se do të lëshohej në funksion vegëza (linku) ku punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve do t’iu mundësohet aplikimi për të përfituar mbështetje prej 100 eurosh bazuar në vendimin e qeverisë.

Por, kjo nuk ndodhi gjatë ditës mërkure.

Zëdhënësi i Qeverisë se Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë me dije se janë drejt finalizimit të platformës për aplikim.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesat e punëtorëve të sektorit privat. Shumë shpejt do të dalim me njoftimin dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Ndërkaq jemi duke punuar në platformën për shtesat për studentë. Edhe për këtë do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai për “Klan Kosovën”.

Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Muharrem Shahini, ka thënë se shumë shpejt do të dalin me një njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi ishte pjesëmarrës në fitoren e Mallrocas të martën…