Apostolova do të inaugurojë ndërtimin e ngrohtores së re në Gjakovë

09 dhjetor 2019 | 15:35

Ndërtimi i një ngrohtoreje të re moderne me biomasë në Gjakovë do të nis nesër (e martë), më 10 dhjetor 2019.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në punimet inauguruese të këtij investimi 14 milionë eurosh të BE-së.

Përurimi do të bëhet në vendin e quajtur Rezinë, ku do të ndërtohet ngrohtorja e re. Ndërtimi i ngrohtores me biomasë do të ofrojë përfitime të shumta për qytetarët.

Rreth 40 për qind e qytetarëve të Gjakovës do të përfitojnë nga furnizimi i ngrohjes me cilësi të lartë, do të ketë më pak ndotje të ajrit me ngrohtoren e re, e cila gjithashtu do të prodhojë edhe një sasi të caktuar të energjisë elektrike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave do të bëjë ekzekutimin e pagave të…