Apostolova thotë se për viktimat e dhunës në familje nevojitet strehim

21 janar 2019 | 11:58

Shefja i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Nataliya Apostolova, ka nisur sot serinë e debateve “Bisedimet e BE-së mbi barazinë gjinore”.

Debati i parë lidhur me ketë çështje ishte “Gjinia dhe njerëzit me nevoja të veçanta”. Me këtë rast, ajo ka thënë se njerëzit me nevoja të veçanta po vazhdojnë të përballen me një mori sfidash në baza ditore.

Apostolova ka theksuar se në takimet me kryeministrin Ramush Haradinaj, ka parashtruar nevojën për buxhet për strehimin e grave që janë të prekura nga dhuna në familje.

Ajo ka bërë me dije se 129 femra janë viktima të dhunës familjare që janë raportuar në Kosovë mes muajit janar – shtator të vitit 2018.

“Jemi të interesuar në vendimmarrje shoqërore dhe forcimin e tyre në tërë shoqërinë. Zyra e BE-së është e përkushtuar në këtë çështje dhe vetëm këtë vit ne do te lansojmë një projekt prej 600 mijë euro për barazinë gjinore. Njerëzit me nevoja të veçanta ballafaqohen me sfida në baza ditore, problemin me qasje në organet publike, në arsim etj. Nga komuniteti i njerëzve me nevoja të veçanta e që janë femra ballafaqohen dyfish me diskriminim”, është shprehur Apostolova.

Ndërsa, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se me gjithë raportet e mira që dalin për këtë çështje, ka mungesë të implementimit të rekomandimeve të këtij institucioni.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Shoqatës së Prodhuesve Evropian të Automjeteve (ACEA), në vendet…