Apple do t’i dhurojë 9 milionë maska për mjekët amerikanë

25 mars 2020 | 09:31

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, do t’i dhurojë nëntë milionë maska mbrojtëse të tipit N95 për ta mbrojtur stafin mjekësor në Shtetet e Bashkuara.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence tha se kompania Apple është një nga kompanitë teknologjike që ka ofruar ndihmë për spitalet në mbarë vendin në kohën kur mjekët po përballen me mungesë të pajisjeve mbrojtëse, sidomos maskave.

Dhurim të maskave kanë premtuar edhe kompanitë Facebook, IBM, Salesforce dhe prodhuesi i veturave elektrike, Tesla.

“Unë fola sot dhe presidenti ka folur javën e kaluar me Tim Cookun e kompanisë Apple. Kjo kompani do t’i dhurojë nëntë milionë maska për qendrat shëndetësore në mbarë vendin”, tha nënpresidenti Pence gjatë një konference për gazetarë.

Mungesa e maskave ka qenë problem i madh në kohën kur mjekët po përpiqen ta kufizojnë sa më shumë përhapjen e virusit të ri, shkruan “Daily Mail”, transmeton Express.

Disa mjekë kanë thënë se janë detyruar t’i ripërdorin maskat e vjetra, ndërsa disa të tjerë kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për furnizime të reja.

Megjithatë, duket se as nëntë milionë maska nuk do të mjaftojnë. Një spital në Nju Jork tha se është duke i përdorur mbi 40 mijë maska në ditë dhe vlerësoi se kjo shifër mund të shkojë në 70 mijë maska në ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat nuk do të mund të marrin pjesë në seancën…