“Apple” ka një “iPhone X” sekret

16 prill 2018 | 22:07

“Apple” ka ndërtuar një version sekret të “iPhone X” që nuk është publikuar kurrë.

Ky “iPhone” misterioz nuk është përmendur asnjëherë nga “Apple” dhe është zbuluar përmes disa dokumenteve, që tashmë janë të hapura.

Vitin e kaluar “Apple” zbuloi “iPhone X”, telefonin më i shtrenjtë dhe më i fuqishëm se kurrë.

Ai është në ngjyrat e zakonshme, argjendtë apo hirtë, por ka dhe një model të tretë sekret gjithashtu. Sipas dosjes së publikuar nga Komisioni Federal i Komunikimit në SHBA ka dhe “iPhone X Gold”.

Telefoni mendohet se ka “ngecur” për çështje prodhimi, prandaj ”Apple” e ka hequr këtë ngjyrë, për të mos i shtuar vetes dhimbje koke.

Megjithatë nuk është ende e qartë sa vonë është marrë ky vendim. Para publikimit të famshëm, u përfol që “Apple” do të nxirrte produktin me tri ngjyra. Edhe më herët ngjyra e artë ka qenë si mundësi për pajisjet “iPhone”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar 3 vite që kur Cristiano Ronaldo dhe Irina…