Apple shënon rënien më të madhe të shitjeve që nga viti 2019

03 shkurt 2023 | 14:17

Shitjet e përgjithshme të gjigantit teknologjik Apple kanë rënë me 5 për qind në bazë vjetore gjatë tremujorit të parë fiskal, i cili përfundoi më 31 dhjetor 2022, duke regjistruar rënien më të madhe që nga viti 2019, transmeton Anadolu.

Sipas një raporti mbi të ardhurat tremujore nga kompania me bazë në SHBA, të ardhurat e saj janë ulur në 117,2 miliardë dollarë në periudhën tetor-dhjetor 2022, nga 123,9 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Parashikimi i tregut ishte 121,1 miliardë dollarë nga shitjet neto totale për tre muajt deri në dhjetor 2022.

Fitimet kanë arritur në 1,88 dollar për aksion në periudhën tetor-dhjetor, duke u ulur nga 2,10 dollarë një vit më parë, ndërkohë projeksioni i tregut ishte 1,94 dollar për aksion.

Shitjet e iPhone-ve kanë rënë më shumë se 8 për qind në të njëjtën periudhë, kurse shitjet e kompjuterëve Mac me 29 për qind, duke rezultuar në një rënie prej 13 për qind në fitime, në 30 miliardë dollarë. Fitimi neto i kompanisë ishte 34,6 miliardë dollarë në të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë…