“Apple” zbulon pajisjet që do të zëvendësojnë plotësisht “iPhone”

13 nëntor 2019 | 17:41

Kompania “Apple” dëshiron të zëvendësojë produktin e tyre më të famshëm, “iPhone” në dhjetë vjetët e ardhshëm. Ajo që mund të zëvendësojë telefonin e famshëm nuk është një pajisje tjetër, por – syze të mençura.

Shembujt e parë të syzeve të tilla duhet të shfaqen qysh në vitin 2022. Një vit më vonë, modele më “të hijshme” do të shfaqen në treg, ndërsa në 10 vjetët e ardhshme modelet që do të barten në kokë duhet ‘të shtypin’ plotësisht telefonat e zgjuar.

Dëshmitarët thonë se çështja u diskutua në një takim sekret muajin e kaluar në selinë e “Apple” në Cupertino, i cili diskutoi dy modele të ardhshme, sipas “The Information”. Pajisja e parë, e planifikuar për vitin 2022, është e ngjashme me syzet e realitetit virtual Oculus Quest. Është e pajisur me një ekran me rezolucion të lartë, kamera të jashtme dhe ka aftësinë për të hartuar mjedisin. Pajisja e dytë, që pritet në 2023, duket më shumë si syze dielli, por ka një kornizë të trashë që strehon bateri dhe një procesor.

Këto syze janë të dizajnuara për përdorim gjatë gjithë ditës dhe janë model me qëllimin përfundimtar të “Apple”: një pajisje krejt e re që do të zëvendësonte plotësisht “iPhone”. Pajisjet e reja do të dizajnoheshin me një ide të thjeshtë: në vend që të shikonit telefonin tuaj, informacioni do t’ju shfaqej brenda fushës së shikimit.

Kështu, për shembull, aplikacioni “Apple Maps”, i shikuar përmes syzeve të realitetit virtual, do të mbulonte imazhin përpara tij me hartën që përdoruesi po shikonte. Ndryshe, kryeshefi ekzekutiv i “Apple”, Tim Cook, ka folur vazhdimisht në lidhje me Realitetin e Shtuar (AR), duke thënë se mund të ndryshojë mënyrën se si e përdorim teknologjinë përgjithmonë, raporton “Business Insider”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjen Kraja…