Kurti: Arzana Kraja la shenja në artin tonë kinematografik

13 nëntor 2019 | 17:30

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjen Kraja dhe komunitetin e artistëve me rastin e vdekjes se regjisores Arzana Kraja.

Kurti ka thënë se Arzana Kraja ka lënë shenja në artin tonë kinematografik.

“Arzana Kraja nuk rron më. Pikëllimi ende nuk po mund t’ia zë vendin tronditjes. Ngushëllime familjes Kraja, shoqërisë së saj, artistëve tanë. Arzana Kraja është regjisore e skenariste që la shenja në artin tonë kinematografik. Punëtore e madhe e me shumë talent. Atë po e prisnin edhe shumë punë të tjera, e neve edhe shumë filma të saj. Iku shumë herët.

“‘Na duhen shumë idealistë’, thoshte Arzana kur e shpjegonte filmin e saj ‘Fusha e Mëllenjave’. Syla, personazhi kryesor i këtij filmi të saj të fundit, ish i burgosur politik, e gjen veten mes mashtrimit dhe tradhtisë. Në Kosovë ai kthehet pas 20 viteve, me shpresën se do të kuptonte se çfarë ka ndodhur në të vërtetë… Pushofsh e qetë Arzana”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Milanit, Paolo Maldini është në kërkim për të…