Deputetë nga PDK, LDK e Aleanca i shkruajnë Haxhiut, kërkojnë shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

14 nëntor 2026 | 18:39

Disa deputetë të PDK’së, LDK’së e Aleancës, kanë iniciuar kërkesën për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi.

Për këtë ka njoftuar kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i PDK’së Arben Mustafa, i cili tha se me këtë synojnë adresimin e parregullsive në Autoritetin e Konkurrencës.

“Shkeljet e dyshuara ligjore, moszbatimi i vendimeve të institucioneve administrative dhe gjyqësore, përfshirja në aktivitete politike të ndaluara me ligj dhe mungesa e llogaridhënies para Komisionit parlamentar kërkojnë përgjegjësi institucional”, tha ai.

Ndërkohë, Mustafa tha se deputetët e Vetëvendosjes, duke votuar vazhdimisht largimin e kësaj pike nga rendi i ditës së Komisionit për Ekonomi, kanë penguar diskutimin parlamentar lidhur me parregullsitë dhe shkeljet e dyshuara ligjore të raportuara në këtë institucion.

“Përgjegjësia për funksionimin e ligjshëm të këtij institucioni është edhe përgjegjësi e Kuvendit dhe e të gjithë deputetëve që kanë për detyrë ta mbikëqyrin atë”.

Ai ka publikuar edhe kërkesën që ia nisën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në varrezat e Istogut janë bërë sot homazhe në nderim…