Arabia Saudite shtyn projektin 200 miliardë dollarësh të energjisë diellore

01 tetor 2018 | 15:00

‘Wall Street Journal’ njoftoi se Arabia Saudite ka shtyrë planin prej 200 miliardë dollarësh me ‘SoftBank Group Corp’, për ndërtimin e projektit më të madh në botë të prodhimit të energjisë diellore.

“Askush nuk po punon në këtë projekt në mënyrë aktive dhe në vend të kësaj, mbretëria saudite po punon për një strategji më të gjerë dhe më praktike për të nxitur energjinë e rinovueshme, që do të shpallet në fund të tetorit”, raporton “Reuters”.

Shefi Ekzekutiv i ‘SoftBank’, Masayoshi Son, në muajin mars ka njoftuar për një plan të investimit në krijimin e projektit më të madh të energjisë diellore në Arabinë Saudite, një projekt që pritej të kishte kapacitetin për të prodhuar deri në 200 gigawatt, i cili pritej të realizohej deri në vitin 2030, transmeton “RTKlive”.

‘Softbank’ nuk pranoi të komentojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është duke përgatitur ofertë të madhe për yllin…