Arban Abrashi: Po vjen era zgjedhje

11 mars 18:10

Anëtari i Kryesisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, ka deklaruar të dielën se kjo parti është garantuesja e shtetit të Kosovës, teksa ka theksuar se Kosova tashmë ndodhet në një etapë të re, e cila shumë shpejt do të rezultojë me zgjedhje.

Këto komente Abrashi i ka bërë me rastin e shënimit të 28-vjetorit të themelimit të Forumit Rinor të LDK-së në Fushë Kosovë.

Ai ka thënë se rinia e Kosovës ka një rol kyç në rrugën që duhet të ndjekë vendi, drejt një perspektive më të mirë.

“Ju ftoj të punojmë për Kosovën, sepse po fillon një etapë e re. Po e shihni se çka po ndodhë edhe në pushtetin lokal dhe në atë qendror. Kosova ka mbetur në një udhëkryq. Pak a shumë po vjen edhe era zgjedhje. E jona është që me qenë të gatshëm që të dalim faqebardhë para qytetarëve, t’ju ofrojmë perspektivën tonë, zgjidhjet tona për Kosovën dhe të punojmë bashkë në këtë familje që jemi”, ka thënë Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave (MF) përmes një komunikate për medie ka…